Pamje të tmerrshme: Këto fshatra të Kosovës përfshihen nga zjarr i madh, zjarrëfikësit nuk duken afër

Kosova

Pamje të tmerrshme: Këto fshatra të Kosovës përfshihen nga zjarr i madh, zjarrëfikësit nuk duken afër

Nga: H.O. Më: 1 gusht 2021 Në ora: 21:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një qytetarë ka sjellë disa pamje nga fshatrat e Leposaviqit, në veriun e Kosovës. Këto fshatra janë përfshirë nga flakët, ndërsa ai shkruan se askush nuk po ndërmerrte asgjë.

Në publikimin e tij, ky qytetar shkruan ndonëse nuk ka zjarrëfikës në vendin e ngjarjes, banorët e këtyre fshatrave vështrojnë nga afër rrezikun që ju kanoset, por pa ndërmarrë asgjë.

“Fshatrat e veriut të Kosovës (komuna e Leposavicit) jane në rrezik nga zjarri. Këto jane inqizime qe kaluam andej para një ore. Askund nuk pashë zjarrfikës. Thjeshtë fshatarët e shikonin zjari që po afrohet pa pas asnjë gjë në dorë. Institucionet të cilat paguhen nga taksat tona duhet reagu urgjent (ndoshta është momenti që FAK me intervenu në veri për me e mbrojtë popullatën e atjeshme). Zoti e ruajt atë popull dhe atë pjesë të vendit”, shkruan ky qytetar.

Më poshtë gjeni disa video nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat