​Zjarret në Rugovë, ministri Mehaj flet për gjendjen

Kosova

​Zjarret në Rugovë, ministri Mehaj flet për gjendjen

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 23:12
Foto

Operacioni i njësive të specializuara të FSK-së për lokalizimin e vatrave të reja të zjarrit në zonën pyjore në Shtupeq të Madh të Rugovës është zhvilluar nga orët e mëngjesit dhe po vazhdon edhe në këto momente.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se operacioni është zhvilluar gjatë ditës në koordinim dhe bashkëpunim me njësinë e helikopterëve të KFOR-it dhe njësisë së zjarrfikësve nga komuna e Pejës.

“Janë duke u bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të lokalizuar vatrat e reja që janë shfaqur, sidomos në mbrëmje nga erërat e shfaqura që po vështirësojnë lokalizimin e tyre. Njësitet tona edhe pse ishin të gatshme për reagim në Shirokë të Suharekës, fatmirësisht, zjarri u lokalizua paraprakisht nga autoritetet civile”, ka shkruar Mehaj, duke shtuar se gjendja po monitorohet pandërprerë nga FSK-ja, e cila është në gatishmëri për reagim me të gjitha kapacitetet në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat