Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti bashkëbisedim me mërgatën. (Ndërtesa e Qeverisë, vetëm pamje, ora 09:00)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Organizata Lëvizja për Demokraci mban aktivitet simbolik për ta kundërshtuar nismën e Edi Rames për mini-Shengenin ballkanik. (Para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e lansimit të projektit "Kidpreneurship - Think. Design. Create", me ç'rast do të bëhet edhe nënshkrimi i Memorandumeve të Bashkëpunimit me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit të Komunës së Prishtinës, Gjakovës, Istogut dhe Rahovecit. (Qendra "Libart" dhe ETEA brenda objektit të bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", Prishtinë, ora 14:00)

Mbahet ceremonia shtetërore e pritjes së kampionëve olimpikë në Aeroportin “Adem Jashari” me ç’rast mbahet konferencë për media. (Ora 19:50)

Ardhja e kampionëve olimpikë në sheshin “Zahir Pajaziti”. (Ora 21:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat