Topalli për zjarret në Fushë Kosovë: Qytetarët e pakujdesshëm po i shkaktojnë

Kosova

Topalli për zjarret në Fushë Kosovë: Qytetarët e pakujdesshëm po i shkaktojnë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 06:10
Foto ilustrim

Informacionet që kanë ardhur nga tereni për zjarret të cilët po ndodhin në Fushë Kosovë thuhet se shkaktari i këtyre zjarreve ka qenë vetë njeriu.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli në lidhje të drejtpërdrejtë nga Vragolia, njëra nga vatrat e zjarrit.

“Që nga mbrëmë Fushë Kosova është goditur nga zjarret e pakontrolluara dhe nga qytetarët e pakujdesshëm që po i shkaktojnë këto zjarre. Sonte i kemi edhe tri raste të reja, kryesisht në fshatin Kuzmin, Mesbardh dhe në Vragoli”.

Gjendja më e rëndë sipas Topallit, del që të jetë në fshatin Mesbardh dhe Kuzmin.

Topalli në Edicionin Special, ka thënë që shkaktar i këtyre zjarreve është faktori njeri.

“Informacionet janë që zjarret janë shkaktuar nga qytetarët prapë po e them nga qytetarët e pakujdesshëm nga dëshira e tyre që të bëjnë mirë duke i djegur hamulloret, sigurisht që efektet janë shumë më të rënda shumë të padobishme në këtë rast”.

Topalli apelon tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve, që të mos ndezin zjarre të cilat shumicën e kohës po dalin jashtë kontrolles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat