Haliti reagon sërish ndaj reduktimeve të energjisë elektrike

Kosova

Haliti reagon sërish ndaj reduktimeve të energjisë elektrike

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:05
Sokol Haliti

Kryetari Sokol Haliti reagon serish ndaj reduktimeve të energjisë elektrike.

Sinqerisht është e pakuptimit ndërprerja e energjisë elektrike nga KEDS-i në territorin e komunës sonë dhe atë pa paralajmërim.

Këto ndërprerje të energjisë elektrike po shkaktojnë pakënaqësi edhe tek qytetarët tanë të cilët po ankohen tek organet komunale për mungesë. të energjisë elektrike

Fatkeqësisht ndërprerjet e energjisë elektrike në kohën kur kemi një fluks të madhe të bashkatdhetarëve tanë po ndikojnë edhe në vonesa në shërbimet e ndryshme për të cilët ata kanë nevojë në vendlindjen e tyre.

Po ashtu duhet të kemi në konsideratë se aktualisht po mbretërojnë temperaturat e larta. Prandaj edhe njëherë kërkojmë nga autoritetet dhe udhëheqësit e KEDS-it, që të bëjnë çmos që të mos kemi reduktime të tilla të energjisë elektrike dhe të mendojnë për konsumatorët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat