Parashikimi i motit në Kosovë

Kosova

Parashikimi i motit në Kosovë

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 07:07
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe me vapë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

Kurse, indeksi UV vazhdon ti mbajë vlerat e larta, kështu që këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17.

Njoftimi i plotë:

Moti nesër, 15.08.2021
Të dielën do të mbajë mot me diell dhe me vapë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon ti mbajë vlerat e larta, kështu që këshillohet që mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat