Ky është kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Deçanit

Kosova

Ky është kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Deçanit

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 23:20
Orges Tafilaj

Lëvizja Vetëvendosje e ka kandiduar Orges Tafilajn  për kryetar të Komunës së Deçanit në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur Qendra e LVV në Deçan përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Në procesin e brendshëm zgjedhor, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Deçan ka zgjedhur aktivistin Orges Tafilaj kandidat për kryetar komune për zgjedhjet e lokale të 17 Tetorit.

Përzgjedhja e kandidatit është vetëm fillimi i një pune të palodhshme që na pret deri më datë 17 Tetor, punë që e vazhdon angazhimin e deritanishëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në postim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat