Takimi me kryetar të fshatrave dhe lagjeve urbane

Kosova

Takimi me kryetar të fshatrave dhe lagjeve urbane

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 17:39
Pamje nga takimi

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, krahas shumë aktiviteteve në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollimin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, sot në ora 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Shtime  me iniciativë të stacionit Policor- Shtime i përkrahur edhe nga organet përkatëse komunale është mbajtur takimi me kryetarët e fshatrave dhe lagjeve urbane.

Prezent në takim  ishin edhe nënkryetari i komunës z.Rrahaman Jakupi , Drejtori i Shëndetësisë z. Musa Baftiu si dhe përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve të komunës së Shtimes.

Temë e diskutimit ishte sensibilizimi i qytetarëve  për masat e dala nga vendimi i  datës 12.08.2021  me Nr.01/25 Qeverisë së Republikës së Kosovës .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët për bashkëpunim dhe respektim të masave të parapara nga Qeveria e vendit të cilat u morën  në të mirë të shëndetit publik. Në të kundërtën policia  obligohet të veprojmë conform ligjit dhe  zbatimit vendimit të Qeverisë së vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat