Moti për javën e ardhshme

Kosova

Moti për javën e ardhshme

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 19:15
Ilustrim

Në fillim të javës së ardhshme më nxehtë e kryesisht me diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Në ditët me kthjellime dhe me diell indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera shumë të larta, prandaj rekomandohet që t'i ikim qëndrimit më të gjatë në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16.

19.08 - Mot i mirë, me kthjellime dhe diell.

20.08 - Kryesisht me diell.

21.08 - Vransira dhe intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për shi, kryesisht në jug.

22.08 - Kryesisht me diell.

23.08 - Më nxehtë, e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C deri 16C, e maksimalet gradualisht rriten deri në 30C dhe mbesin përreth këtyre vlerave edhe në fundjavë, e ditën e hënë shënojnë rritje deri në 32C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 2-10m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes në fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat