​Rruga me problem, banorët me protestë kërkojnë kompensim për pronat e tyre

Kosova

​Rruga me problem, banorët me protestë kërkojnë kompensim për pronat e tyre

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 14:34
Pamje nga protesta

Banorët e katër fshatrave Novolan, Bruznik, Dubovc dhe Beqiq të Vushtrrisë, kanë protestuar sot për moskonpenzimin e pronave të tyre të cilat janë marrë për ndërtimin e rrugës Vushtrri-Skenderaj.

Banorët bllokuan përkohësisht rrugën. Ndërkohë, policia u kujdes për komunikacionin.

Sipas banorëve të këtyre fshatrave, kjo ka filluar që nga qeverisja e Fatmir Limajt në viti 2010, dhe që nga ai vit janë anashkaluar.

Naim Rrustemi, banor i fshatit Novolan tregon se janë bërë 15 vite që ku ka filluar ndërtimi i kësaj rruge dhe deri më sot askush nuk i ka pyetur se sa tokë iu është marrë atyre.

Rrustemi: Kemi dal me protestu për me vetëdijësu opinionin

“Kemi dal me protestu për me vetëdijësu opinionin, qeverinë që janë bo 15 vjet prej kur ka filluar ndërtimi i kësaj rruge e askush deri më sot nuk është dalë as me matë sa tokë na u ka marrë, sa metra katrorë apo sa ari na u ka marrë, d.m.th ky ka hasë në vetë short dhe për ata kemi dalë sot që t’i vetëdijësojmë opinionin për këtë problem. Më 3 nëntor 2010 kur ka filluar asfaltimi i kësaj rrugës na e kem kërkuar atëherë se ma herët nuk ka pas ligj për shpronësim, ashtu na kanë thënë në kohën kur kanë marrë leje për me hy në arat tona për tokën tonë, nuk ka pas ligj për shpronësim, atëherë na e kemi dhënë pëlqimin, le të kryhet rruga mos të bllokojmë ne rrugën, pasi që fshatrat prej Drenicës, prej Skenderajt është një rrugë shumë e shkurtë për t’u lidh me Vushtrri, ne e kemi dhanë pëlqimin që rruga të shtrohet, nuk është problem por të bëhet kompensimi në kohën kur është ligji për kompensim”, tha ai.

Ai shton se banoret kanë kërkuar që të matet toka por nuk është matë ende. Në fillim ai kishte kontaktuar me kryetarin e atëhershëm të Vushtrrisë, Bajram Mulaku i cili kishte përkrahur kërkesën e tyre por që ky i fundit nuk kishte kompetencë për këtë gjë sepse kompensimin duhet ta bëjë qeveria dhe jo komuna.

Kurse Shaip Kovaçi nuk po iu lejohet hyrja në arën e tyre.

Kovaçi: Më së pakti 10 herë vet jam kan të Bajram Mulaku

“Më së pakti 10 herë vet jam kanë të Bajram Mulaku si kryetarë mua më ka thënë mos lyp kompensim të tokës se ju ka rritë vlefta arës që ju ka ra asfalti ngat. Edhe na pritëm, pritëm, atëherë e kemi nxan një avokat në Prishtinë, Xheladin Osmani. Familja Kovaçi, 5 shtëpi edhe familja Rrustemi janë 5 shtëpi, këtë e kemi nxan në vitin 2019, insistimi i tij dek që është mat secilit sa ju ka marrë, për secilin përson që është pronarë i arës.Remzi Asllani, Remzi Kovaçi 13 ari, Shaip Kovaçi 5 ari e 80 metra, Nexhmedini edhe ai është 6 ari e 70 metra, Isa Kovaçi edhe tek ky 7 ari janë. Çka është më e keqja neve nuk na e kanë lënë hymë në arë hiq niveli i arës është tri metra më i lartë se asfalti dhe na skena dashtë me dal me protestu veç me fjalë të tyne masi të shtrohet asfalti kemi me heq dheun, kemi me bo udhëhymje, 7 ara tash nuk kanë hyrje në arë duhet me i shkel arat e tjera për me hy në ara tona,” deklaron ai.

Po ashtu, edhe Naser Zymberi tregon për padinë që kishin bërë por e cila nuk iu pagua kurrë.

Zymberi: Neve në përgjithësi na kanë marrë tokat

“Neve kështu në përgjithësi na kanë marrë tokat na padi nuk kemi bo se hë sot po paguhet hë sot nuk na ka pagu kurrë, e dyta dikujt iu ka pagu pse çfarë drejte është kjo dikujt me iu pagu në mexh jemi aty iu ka pagu prona e neve nuk u ka pagu. Matjen nuk e kemi bo kështu të përgjithshme por ngat 40 ari çfarë e drejtë është kjo. Qaty kojshisë tim iu ka bo pagesa i ka marrë të hollat neve jo,” thotë ai.

Banorët e këtyre katër fshatrave kërkojnë nga institucionet përkatëse që të bëhet pagesa e këtyre pronave sepse nuk do të ndalen protestat e tyre dhe herën tjetër do të kenë protesta më të rrepta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat