Sot mot i ngrohtë, nuk përjashtohet shiu

Kosova

Sot mot i ngrohtë, nuk përjashtohet shiu

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 06:57
Ilustrim

Nga e premta vransira të ndryshueshëme dhe më ngrohtë. Të dielen sërish freskët e me shi.

27.08 - Kryesisht me diell, e me vransira kalimtare gjatë ditës. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

28.08 - Vransira dhe intervale me diell.

29.08 - Më freskët, kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu.

30.08 - Kryesisht me diell.

Temperaturat do të jenë të ndryshueshme këto ditë, me minimale që zbresin deri në 10C, e maksimalet nga 24C, ditën e enjte rriten deri në 28C, të premten, e të dielen zbresin edhe deri në 22C.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 5-13m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat