Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 07:00
Ilustrim

Të martën më ngrohtë e kryesisht me diell. DItën e mërkurë, më ftohtë e priten edhe reshje lokale shiu.

31.08.2021 - Kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 10C deri 29C, e në vise malore nga 8C deri 20C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 2-6m/s. Indeksi UV i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet të kufizojmë qëndrimin në diell. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

1.09.2021 - Më ftohtë, me vransira të ndryshueshme. Pasdite priten reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 12C deri 24C, e në vise malore 9C deri 15C. Era do të fryjë mesatare nga verilindja 4-12m/s. Indeksi UV në vlera mesatare. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të mira dhe të pranueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat