​Ngjarjet tronditëse, Ramosaj: E mërkura që uroj të mos përsëritet kurrë më

Kosova

​Ngjarjet tronditëse, Ramosaj: E mërkura që uroj të mos përsëritet kurrë më

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 09:09
Bashkim Ramosaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj uron që e mërkura e 8 shtatorit të mos përsëritet kurrë.

Kjo pasi që kjo ditë nisi me lajmin tronditës të zjarrit në një shtëpi në Ujzë të Gjakovës e ku mbetën të vdekur dy fëmijë, më pas vrasja e dyfishtë në Pejë dhe shpërthimi i zjarrit në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetë dhjetëra persona dhe u lënduan disa të tjerë.

E Mërkura që uroj të mos përsëritet kurrë më! Mëngjesi i djeshëm na tronditi me zjarrin në fshatin Ujzë në Gjakovë, ku humbën jetën dy fëmijë të familjes Sadrijaj! Mbrëmja na tronditi me vrasjen e dyfishtë në Pejë ku humbën jetën Astrit Ademaj nga Peja dhe Blerand Kadrijaj nga Rastavica e Deçanit.

Në orët e vona tragjedia në Tetovë që na shokoi tërë kombin! Ngushëllime familjes Sadrijaj nga Gjakova, familjes Ademaj nga Peja dhe Kadrijaj nga Deçani! Lutemi për Tetovën!”, ka shkruar Ramosaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat