17 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

Kosova

17 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 07:35
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 17 mijë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,809 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.

Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat