Afër dy mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antCOVID-19

Kosova

Afër dy mijë gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antCOVID-19

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 10:07
Ilustrim

1 mijë e 977 qytetarë janë gjobitur nga Policia e Kosovës meqë nuk respektuan masat antiCOVID-19.

Që nga 30 gushti kur edhe kanë hyrë në fuqi masat antiCOVID-19, policia ka shqiptuar mijëra gjoba për qytetarët. Gjoba këto që ngritën edhe reagime.

Masa të reja antiCOVID-19 u morën edhe të dielën nga Qeveria e Kosovës përshkak të rritjes së numrit të rasteve të vdekjes dhe rasteve pozitive me koronavirus.

Çdo person, i cili hyn në Kosovë, duhet të ketë me vete dëshminë e vaksinimit të plotë apo të njërës dozë apo testin RT-PCR negativ të bërë brenda 72 orëve. Ora policore vazhdon të jetë në fuqi nga 22:00-05:00, përveç në rastet emergjente.

Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor, pezullohet deri më 26 shtator, ndërsa gastronomia lejohet të zhvillojnë aktivitetin e saj nga ora 05:00-21:30.

Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat