Ndërron jetë ish kryetari i BIK-ut, Rexhep Boja

Kosova

Ndërron jetë ish kryetari i BIK-ut, Rexhep Boja

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 12:38
Rexhep Boja

Ka ndërruar sot jetë ish kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Rexhep Boja.

Boja ditët e fundit ishte i shtrirë në spital dhe kishte probleme kardiovaskulare.

Ai në vitin 1990 ishte zgjedhur kryetar i Bashkësisë Islame dhe më pas është rizgjedhur për tri mandate.

Këtë institucion e ka udhëhequr në kohët më të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova që nga viti 1990 e deri më 2003.

Në vitin 1992 është zgjedhur dekan i Fakultetit të Studimeve Islame dhe ka vazhduar në këtë post për shumë vite.

Gjatë kohës sa ishte në krye të BIK-ut ka marrë pjesë në mbi 150 konferenca, simpoziume e takime të niveleve ndërkombëtare.

Rexhep Boja ishte edhe ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat