KRU ‘Hidrodrini’ apel qytetarëve: Kurseni ujin e pijshëm, ka rënë niveli i burimeve

Kosova

KRU ‘Hidrodrini’ apel qytetarëve: Kurseni ujin e pijshëm, ka rënë niveli i burimeve

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka bërë apel që të kursehet uji i pijshëm.

Sipas KRU “Hidrodrini”, qytetarët duhet ta përdorin për nevoja personale.

Jemi në një periudhë kohe kur reshjet atmosferike mungojnë e si rezultat i kësaj ka rënë niveli i uji në pothuaj të gjitha burimet në rrafsh të dukagjinit.

Kjo situatë detyrimisht se reflekton me reduktime! Nisur nga ky realitet, KRU ‘Hidrodrini’, apelon te ju, që ujin ta përdorni racionalisht, për nevoja personale/familjare për pije, higjienë e sanitari. Ujitja e kopshteve dhe hapësirave tjera të gjëra, është veprim i cili, dikë tjetër e lë pa ujë për pije”, thuhet në apel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat