Tahiri i LDK-së: Sondazhet tregojnë që do të fitojmë pa balotazh në Vushtrri

Kosova

Tahiri i LDK-së: Sondazhet tregojnë që do të fitojmë pa balotazh në Vushtrri

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 01:03
Xhafer Tahiri

Kryetari i Vushtrrisë, dhe kandidati i LDK-së për zgjedhjet e 17 tetorit në këtë komunë, Xhafer Tahiri tha se sipas të gjitha matjeve, LDK do të fitojë në Vushtrri pa balotazh.

“Ne do të kemi një garë të civilizuar, dhe një debat të qytetëruar, ashtu siç e kemi bërë edhe para katër viteve për çka edhe është shquar Vushtrria, personalisht do të fokusohen të prezantoj programin e shpresës, dhe te transformimit, dhe vazhdimit të ndryshimit të qytetit”

“Një program fitues pa asnjë dyshim, rezultatet e 14 shkurtit janë të një mllefi të përgjithshëm të cilin e kishim të gjithë, e i cili për fat të mirë u zbraz në kutit e votimit e jo në dhunë në rrugë, kështu që unë jam i kënaqur që krejt ai mllef i mbledhur për njëzet vite është zbrazur kutia e votime, e jo ne rrugë siç kanë pasur fatin shumë shoqëri, e që ka pasur rrezik të na ndodh edhe neve, prandaj ai rezultat nuk përsëritet, dhe unë synojë që të fitojë në Vushtrri që në raundin e parë pa balotazh.

Të gjitha matjet tregojnë që jemi aty, kështu që punë jonë, angazhimi jonë, përkundër sfidave të mëdha qe i kemi kaluar bashkë me qytetarët e Vushtrrisë unë pres që të fitojë që në raundin e parë në Vushtrri, dhe të vazhdojmë një qeverisje të mirë”, tha Tahiri në Prime Time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat