​Ngritet aktakuzë kundër një personi për shmangie nga tatimi

Kosova

​Ngritet aktakuzë kundër një personi për shmangie nga tatimi

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet A.B.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurave nga qarkullimi, nuk i përfshin të ardhurat e tij saktësisht duke iu shmangur tatimit mbi vlerën të shtuar, në vlerë të përgjithshme prej 80.696,50 euro, dhe në këtë mënyrë ka dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Me këto veprime i pandehuri A.B., ka kryer veprën penale shmangia nga tatimi.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat