​SHSKUK furnizohet me Remdesivir, nga sot pacientët s’kanë nevojë ta blejnë këtë ilaç

Kosova

​SHSKUK furnizohet me Remdesivir, nga sot pacientët s’kanë nevojë ta blejnë këtë ilaç

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar sot Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga koronavirusi.

Kjo është hera e parë që SHSKUK furnizohet me Remdesivir që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në Kosovë.

Nga sot pacientët nuk do të kenë nevojë të blejnë më këtë ilaç.

Ministria e Shëndetësisë ka liferuar 7.920 njësi Remdesivir që do të shpërndahen nga sot në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat