Muharremaj vendos që veturën zyrtare mos ta përdorë për fushatë zgjedhore

Kosova

Muharremaj vendos që veturën zyrtare mos ta përdorë për fushatë zgjedhore

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 21:29
Bali Muharremaj

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka vendosur që automjetin zyrtar mos ta përdor më pas përfundimit të orarit të punës.

Ndonëse i takon me kompetencë që veturën ta ketë në dispozicion 24 orë, Muharremaj thotë se automjeti zyrtar dhe shpenzimet rreth tij janë nga taksat e qytetarëve, andaj ai ka vendosur që t’i kursej këtë gjatë kësaj periudhe.

Postimi i plotë i tij:

Në bazë të kompetencave që më ipen si kryetar komune, më lejohet që automjetin zyrtar ta kem në dispozicion 24 orë.

Mirëpo, unë nga nesër nuk do ta përdori pas orarit të punës, gjatë gjithë fushatës zgjedhore. Automjeti zyrtar dhe shpenzimet rreth tij janë nga taksat e qytetarëve, andaj unë do ta kursej këtë gjatë kësaj periudhe.

Preferoj të mbetem i barabartë me kandidatët e tjerë, në garë gjatë kësaj fushate.

Me respekt, Bali Muharremaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat