Ngjarjet e ditës për sot

Kosova

Ngjarjet e ditës për sot

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. (Kabineti i Kryetarit, 08:45)

Instituti GAP publikon raportin “Progresi i kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore gjatë mandatit 2017 – 2021”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)

Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në partneritet me sindikata dhe shoqërinë civile organizojnë debatin për temën “Sigurimi shëndetësor dhe jetësor- kur do të jetësohet?”. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) bën lansimin e projektit: “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri”. (Hotel “Opera”, Prishtinë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari bëjnë lansimin e regjistrit elektronik të procedurave administrative si dhe përmbylljen e projektit “Klima e Investimeve në Kosovë II” në Komunën e Prizrenit, të realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. (Qendra për Shërbime të Integruara “One Stop Shop”, ora 10:00).

Zëvendësshefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian Kosovë, Konrad Olszewski, prezanton misionin me rastin e vendosjes së vëzhguesve afatgjatë në terren. (Rruga ”Mark Isaku”, Tophane, Prishtinë, ora 10:45)

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore publikojnë raportin “Testimi e Situatës së Diskriminimit ndaj Lezbikeve, Gejve, dhe Grave Rome në Fushën e Qasjes në Mallra dhe Shërbime dhe Qasjes në Strehim në Kosovë”. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, prezanton programin elektoral për kryeqytetin. (Ish – Sheshi 21, ora 13:00)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 16:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat