Vaksinohen edhe mbi 20 mijë persona në Kosovë

Kosova

Vaksinohen edhe mbi 20 mijë persona në Kosovë

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës anti-Covid.

Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 399.341 qytetarë.

Gjithsej në Kosovë janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.

Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 6.882 testime, prej tyre

368 persona kanë rezultuar pozitiv, 14 persona kanë ndërruar jetë dhe 1.382 persona janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.

Në total numri i rasteve aktive është 13.473.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat