6 muaj burgim për 5 persona të akuzuar për bixhoz të paligjshëm në Prizren

Kosova

6 muaj burgim për 5 persona të akuzuar për bixhoz të paligjshëm në Prizren

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 15:11
Ilustrim

Pesë persona të akuzuar për skema piramidale dhe organizimin e lojërave të fatit janë dënuar me nga gjashtë muaj burg.

H.K., P.B., SH.K., K.K., S.K. janë shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore në Prizren pasi më 21 prill 2020, në Prizren, në katin e dytë të një lokali, kanë organizuar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj.

Policia gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 52 letra ngjyrë të kuqe, 96 letra ngjyrë të kuqe dhe 54 pako me letra bixhozi të pahapura, me të cilat kanë luajtur të pandehurit; një pako metalike ngjyrë hiri me në të cilin gjendeshin figura të lojërave me ngjyra të ndryshme me të cilat luhet poker, një fletore me shifra të ndryshme në të cilën të akuzuarit kanë mbajtur evidencën e parave të fituara, respektivisht të humbura gjatë lojës së bixhozit, si dhe gjatë kontrollit në trupin e tyre, janë bastisur para kesh: nga i akuzuari P.B., 2,611.35 euro, i akuzuari H.K., 3,190.00 euro, i akuzuari T.K., 450,00 euro, S.K., 245,70 euro, i akuzuari K.K. 108,00 euro dhe i akuzuari Sh.K., 827,00 euro, të cilat para janë përdorur për lojën e bixhozit.

Gjyqtari i rastit ka aprovuar propozimin e mbrojtësve të të akuzuarve, që për secilin të akuzuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 gjashtë muaj, t’iu zëvendësohet me dënim me gjobë 5 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat