Këtë javë, rënie e temperaturave dhe mundësi për shi

Kosova

Këtë javë, rënie e temperaturave dhe mundësi për shi

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 06:14
Ilustrim

Fundjava me reshje shiu. Të shtunën më freskët, e të dielën ngrohtë. Fillimi i javës me mot jostabil, rënie e temperaturave dhe mundësi për shi.

19.09 - Paradite me vransira, e gjatë ditës kryesisht me diell dhe më ngrohtë. Vende-vende me mundësi për reshje lokale shiu. Në mbrëmje kthjellime.

20.09 - Paradite kthjellime. Ditën me vransira me mundësi edhe për riga lokale shiu.

21.09 - Kryesisht me vransira e më freskët, me mundësi për riga lokale shiu.

22.09 - Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe me reshje lokale shiu..

Temperaturat minimale luhaten nga 12C deri 15C, e të mërkurën zbresin edhe në 10C. Maksimalet të shtunën zbresin në 20C, për të shënuar sërish rritje të dielën deri në 25C, e më pas me një tendencë të rënies deri në 19C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s, të hënën me hove edhe deri në 14m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë me tendencë të rënies nën vlera normale, më pas shënon rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat