Gjini në takim me Veliun: Gjakova dhe Tirana kanë lidhur miqësi të ngushtë

Kosova

Gjini në takim me Veliun: Gjakova dhe Tirana kanë lidhur miqësi të ngushtë

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 15:15
Foto nga takimi

Gjini e ka quajtur të ngrohtë pritjen e Veliut dhe ekipit të tij.

“Pritje e ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ekipi i tij i mrekullueshëm”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Ai tha se Gjakova dhe Tirana kanë lidhur miqësi të ngushtë.

Gjakova dhe Tirana kanë lidhur miqësi të ngushtë të cilën do ta ruajmë e çojmë përpara me bashkëpunim për projekte të reja, në interes të qytetarëve të të dyja komunave. Ndër këto projekte është edhe “Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon” ngjarje kjo e cila na bashkon edhe më shumë si komb”, shtoi Gjini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat