Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë javës që vjen pritet të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të hënën dhe në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius. Dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike. Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat