8,903 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Kosova

8,903 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 07:28
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 8,903.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147,347, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,905 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.

Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat