Haradinaj: Gjithmonë besnik ndaj Obiliqit

Kosova

Haradinaj: Gjithmonë besnik ndaj Obiliqit

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 16:45
Xhelal Krasniqi, Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një videoje nga Obiliqi i është drejtuar qytetarëve për zgjedhjet e 17 tetorit.

Haradinaj ka thënë se ndjehet krenarë “për qytetarët që i dhanë dritë Kosovës”.

“Krenohem me faktin se kam mundur të jem me ju, të qëndroj besnik ndaj juve. Krenohem me Ligjin për Obiliqin, krenohem edhe me këtë shesh që e kam përkrah dikur”.

Haradinaj ka thënë se e konsideron për nder të kërkojë besimin e qytetarëve për programin e AAK-së dhe për kandidatin për kryetar, Xhelal Krasniqi.

‘’Një njeri i dëshmuar, por po ashtu një i ri, me vizion të ri për Obiliqin. Me Xhelalin dhe me asambleistët tonë, Obiliqi do ta vazhdojë rritën dhe zhvillimin dhe do t’ju qëndroj besnik si në të kaluarën”.

AAK ka udhëhequr me Obiliqin për dy mandate radhazi derisa thotë se po e synon mandatin e tretë kësaj radhe me kandidat të ri, Xhelal Krasniqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat