Kandidati i VV-së për kryetar të Istogut: Nëse ne fitojmë do të japim 100 bursa në vit për studentët

Kosova

Kandidati i VV-së për kryetar të Istogut: Nëse ne fitojmë do të japim 100 bursa në vit për studentët

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 23:39
Agron Avdijaj

Agron Avdijaj nga Lëvizja Vetëvendosje i cili është kandidat për komunën e Istogut në zgjedhjet e 17 tetorit, po premton që do të ketë cilësi më të mirë në arsim.

Avdijaj thotë se numrin e bursave për studentët do ta ngritin në 100 bursa në vit.

Sipas tij deri tash janë dhënë deri 40 bursa.

Në sistemin e arsimit, ne do të fuqizojmë cilësinë e arsimit në shkollat tona. Me shumicën e bizneseve që kam kontaktuar e kam hapur edhe temën për përkrahje për bursa për student, deri më tani komuna e Istogut i ka dhënë 30 deri 40 bursa në vit, ne do ta ngritëm këtë deri në 100 bursa”, tha Avdijaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat