​“Gift of Life” trajton 25 fëmijë me probleme në zemër

Kosova

​“Gift of Life” trajton 25 fëmijë me probleme në zemër

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me kryesuesen e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Agreta Gashi dhe drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, pritën në takim Zëvendës Shefin e Misionit të Ambasadës italiane në Kosovë, Ugo Ferrero, si dhe delegacionin e mjekëve dhe punëtorëve tjerë në kuadër të misionit të Gift of Life, që për disa ditë me radhë kanë trajtuar fëmijë me probleme në zemër.

Sipas njoftimit nga ShSKUK, gjatë takimit falënderuan Qeverinë italiane, popullin italian dhe mjekët për ndihmat e vazhdueshme që po japin për shëndetësinë kosovare, e në veçanti, për trajtimin e fëmijëve me probleme në zemër.

Në kuadër të misionit të “Gift of life”, për një javë në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive kanë qëndruar 14 punëtorë shëndetësorë, 8 nga Italia dhe 6 nga Amerika.

Ata kanë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër dhe 15 të tjerë janë trajtuar përmes metodave të kardiologjisë invazive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat