Kryeministri Kurti, ka emëruar z. Besnik Pula, këshilltar të jashtëm politik për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare

Kosova

Kryeministri Kurti, ka emëruar z. Besnik Pula, këshilltar të jashtëm politik për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 16:11
Besnik Pula

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot, z.Besnik Pula këshilltar të jashtëm politik (pro-bono) për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare.

Besnik Pula është Profesor i Asociuar në Departamentin e Shkencave Politike të universitetit Virginia Tech (ShBA), ku është gjithashtu Drejtor i Asociuar i Qendrës për Studime të Bashkimit Evropian, Studimeve Transatlantike dhe të Hapësirës Trans-Evropiane (CEUTTSS), e mbështetur nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian.

Studimet e doktoraturës për sociologji i ka mbaruar në Universitetin e Miçiganit (University of Michigan), kurse ato të masterit në universitetin Georgetown, ndërsa paraprakisht ka qenë i asociuar në role hulumtuese dhe ligjëruese me Universitetin Princeton, New York University dhe Universitetin e Binghamtonit.

Puna e tij hulumtuese është mbështetur dhe shpërblyer nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (ShBA), Shoqata Sociologjike Amerikane (ASA), programi Fulbright-Hays i Departamentit të Arsimit (ShBA), American Council for Learned Societies (ACLS) dhe International Research and Exchanges Board (IREX).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat