Klinika e Pediatrisë dhe Gjinekologjisë nuk kanë pacientë me COVID-19

Kosova

Klinika e Pediatrisë dhe Gjinekologjisë nuk kanë pacientë me COVID-19

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:12
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikën e Pediatrisë dhe atë të Gjinekologjisë nuk ka pacientë me Covid-19.

“Pas një periudhe kohore të mbingarkuar me pacientë me COVID-19,  bazuar në raportimet e datës 25 shtator 2021, Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë asnjë pacientë Covid-19”, thuhet në njoftimin e ShKUK-së.

ShSKUK ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat anti-covid dhe të vaksinohen në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të kontribuojnë në përmirësimin e situatës së përgjithshme me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat