45 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

Kosova

45 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 11:54
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat Covid-19 dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar aktualit 319 pacientë me Covid-19.

Sipas ShSKUK-së, prej tyre 45 janë në gjendje të rëndë ndërsa 265 me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK:  Bie njdeshëm numri i rasteve të spitalizuar me Covid-19

Ka rënë ndjeshëm numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Bazuar në raportimet e klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të pëgjithshme, vërehet rënie e ndjeshme e numrit të rasteve që po marrin trajtim spitalalor.

Në trajtim mjekësor janë 319 pacientë, 265 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 45 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 69 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 36 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 18 pacientë

Spitali i Prizrenit, 23 pacientë

Spitali i Gjakovës, 22 pacientë

Spitali i Pejës, 63 pacientë

Spitali i Gjilanit, 28 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

Spitali i Ferizajt, 23 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat