Mbi 600 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-Covid

Kosova

Mbi 600 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-Covid

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se është rritur numri i gjobave për mosrespektim të masave antiCOVID.

Brenda 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 631 tiketa antiCOVID-19.

Ndërkaq, numri i tiketave të trafikut të shqiptuara janë 948, ku gjithashtu ka pasur dy aksident me fatalitet, 22 aksidente trafiku me të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale.

Ndërkaq, siç ka bërë të ditur policia, brenda 24 orëve janë arrestuar 17 persona, nga të cilët, 9 janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat