320 pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Kosovës

Kosova

320 pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Kosovës

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Nga raportimet e datës 26 shtator nga klinikat Covid-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, trajtim mjekësor nga Covid-19, po marrin 320 pacientë, prej tyre 240 me oksigjeno-terapi dhe 38 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Klinika e Pediatrisë dhe Klinika e Gjinekologjisë, nuk kanë pacientë me Covid-19.

Numri i pacientëve sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme.

Klinika Infektive, 70 pacientë

Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 34 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv Covid-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 17 pacientë

Spitali i Prizrenit, 18 pacientë

Spitali i Gjakovës, 26 pacientë

Spitali i Pejës, 67 pacientë

Spitali i Gjilanit, 28 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 14 pacientë

Spitali i Ferizajt, 23 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat