Kastrati: Tërpeza dhe Lladroci i dhanë përkrahje të fuqishme NISMA-s

Kosova

Kastrati: Tërpeza dhe Lladroci i dhanë përkrahje të fuqishme NISMA-s

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 12:11
Kosova

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur tubim zgjedhor në dy fshatra të Malishevës, në Tërpezë dhe Lladroc.

Përveç kandidatit të NISMA-s për kryetar të Malishevës Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë edhe kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj.

Me këtë rast, Kastrati ka thënë se ka marrë përkrahje të fuqishme nga këto dy fshatra.

“Tërpeza dhe Lladroci, si gjithnjë, janë rreshtuar fuqishëm krah Nismës Socialdemokrate, si alternativa më e mirë për të mirëqeverisur edhe mandatin e tretë në Malishevë”.

Postimi i plotë i Kastratit:

Tërpeza dhe Lladroci, si gjithnjë, janë rreshtuar fuqishëm krah Nismës Socialdemokrate, si alternativa më e mirë për të mirëqeverisur edhe mandatin e tretë në Malishevë.

Këto dy fshatra të heroizmit dhe krenarisë, tashmë kanë vendosur që më 17 tetor të votojnë numrin 119 për jetësimin e projektit tonë Për Malishevën Urbane.

#NISMA119 #PërMalishevënUrbane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat