Nesër fillon mësimi

Kosova

Nesër fillon mësimi

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

SBASHK-u thotë se janë krijuar kushtet për fillimin e vitit të ri shkollor.- 65% e mësimdhënësve të vaksinuar plotësisht, mbi 93.6% të vaksinuar së paku me njërën dozë

Të hënën nis viti i ri shkollor, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, me vendim të fundit të Qeverisë së Kosovës për masat anti-COVID. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook se 90% e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar, teksa 65% e tyre me të dy dozat e vaksinës.

Nagavci ka thënë se ky vit shkollor mund të jetë sfidues, prandaj ka kërkuar respektimin e masave mbrojtëse dhe vaksinimin.

Se janë krijuar kushtet për fillim të mësimit e thonë edhe në SBASHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat