Kandidati i PDK-së: Në qeverisjen time, shëndeti i qytetarëve është primar

Kosova

Kandidati i PDK-së: Në qeverisjen time, shëndeti i qytetarëve është primar

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 00:36
Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Esat Raci

Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Esat Raci, ka thënë se nëse ai shpallet fitues i zgjedhjeve të 17 tetorit në këtë komunë, shëndeti i qytetarëve është primar gjatë qeverisjes së tij.

Tutje ai në Edicionin Zgjedhor, deklaroi se qytetarët tashmë janë bindur se është i duhuri për qeverijsen e Klinës.

”Që nga mandatimi im për kryetar të komunës së Klinës, unë bashkë me ekspertë të lëmive të caktuara, kam vizituar pothuajse të gjitha fshatrat e komunës së Klinës, dhe të gjitha lagjet urbane të qytetit të Klinës, dhe kam parë shqetësimet me të gjitha ballafaqohen qytetarët e Klinës”.

”Projekte konkrete për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, përfshirje dhe përkrhaje për të rinjtë. Të gjitha këto projekte mund t’i diskutojmë ditëve në vijim. Programi im garanton një model të ri të qeverisjes. Modeli ynë i qeverisjes është së bashku me qytetarët”.

”Të gjithë ata që më njohin mirë, në një formë apo tjetrën kanë pasur punë me mua apo PDK-në në periudhën dhjetëvjeçare që kemi qeverisë, janë bindë se unë si kandidat i mundshëm për kryetar komune nuk jam byrokrat, zyra ime për qytetarët e komunës së Klinës do të jetë e hapur”.

”Shëndeti i qytetarëve në qeverisjen time është primar”.

”Vazhdimisht do konsultohem me profesionistët shëndetësorë. Ju premtoj se të dhënat e të gjithë pacientëve do të hynë në softuerë. Bashkë me profesionistët shëndetësorë, do të krijohet një listë e pajisjeve dhe medikamentëve esenciale të cilat janë të domosdoshme”.

”Nëntë AMF, të cilat janë ndërtuar pjesa më e madhe gjatë qeverisjes së PDK-së, përjashtuar tri QMF që janë funksionale, të tjerat nuk janë, në qeverisjen time të gjitha do të funksionalizohen, këtë premtim e japë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat