​Përurohet shkolla “Ulpiana” në Gadime

Kosova

​Përurohet shkolla “Ulpiana” në Gadime

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 10:40
Pamje nga përurimi

Këtë të hënë është përurua objekti i ri i shkollës së mesme “Ulipana” në Gadime.

Në përurimin e këtij objekti mori pjesë kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ahmeti thotë se nxënësit e kësaj shkolle këtë vit të ri do ta fillojnë si është më së miri.

“Sot përuruam objektin e ri shkollor në Gadime. Nxënësit e shkollës së mesme “Ulpiana” vitin e ri shkollor do ta nisin si është më së miri: në objekt të ri, modern dhe me kushte cilësore të mësimit. Urime nxënësve, mësimdhënësve, stafit dhe të gjithë banorëve të kësaj ane! Arsimi do të vazhdojë të jetë prioritet i imi, padyshim. Urime viti ri shkollor të gjithëve”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat