​Bulliqi uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Kosova

​Bulliqi uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 11:01
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, njëherit edhe kandidatit për kryetar të kësaj komune nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor.

Bulliqi derisa ka uruar nxënësit për një viti të mbarë, ai ka uruar edhe të të kenë shëndet të mirë dhe një vit normal shkollor.

“Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër. Në këtë ditë të veçantë për ju, në fillim vitin shkollor, në rrethana normale do të duhej, që urimin ta nisja me dëshirën për një vit të mbarë e të suksesshëm!

Por, në këto rrethana të rënda pandemie, në radhë të parë uroj të keni shëndet të mirë dhe ta kemi një vit normal shkollor! Përveç shëndetit të mirë i uroj të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e mësimit në vitin e ri shkollor, me bindjen e thellë që sukseset e fëmijëve dhe të shkollave në përgjithësi do të ngriten në këtë vit”, ka shkruar Bulliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat