Jakupi i AAK-së: I bindur se qeverisjen dhe ekipin tim, do të marrë mbështetje nga qytetarët në garën për kryetar

Kosova

Jakupi i AAK-së: I bindur se qeverisjen dhe ekipin tim, do të marrë mbështetje nga qytetarët në garën për kryetar

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 16:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Faton Jakupi ka vizituar tri fshatra të Dardanës, në Topanicë, Koretin e Strezovc.

Jakupi është i bindur se vetëm me qeverisjen dhe ekipin e tij, do të marrë mbështetje të plotë nga qytetarët në garën për kryetar.

Postimi i plotë:

Bashkëbisedimet me qytetarët i vazhdova në tri fshatra të Dardanës, në Topanicë, Koretin e Strezovc. Mbështetja e qytetarëve për programin tonë po shënon rritje.

Të bindur se vetëm me qeverisjen nga ekipi ynë, qytetarët e këtyre fshatrave më ofruan mbështetje të plotë në garën për kryetar. Ne jemi në aleancë me qytetarin dhe bashkë do ta bëjmë jetesën më të mirë. Faton Jakupi, 121

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat