​Kurti i jep mbështetje Bajçincës: Fushë Kosova ndryshon me LVV-në

Kosova

​Kurti i jep mbështetje Bajçincës: Fushë Kosova ndryshon me LVV-në

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 18:16
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, i ka dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajçincës. Në një tubim elektoral të dy së bashku kanë ftuar qytetarët që më 17 tetor të vendosin për ndryshimin e qeverisjes në këtë qytet.

Bajçinca fushatën e hapi duke falënderuar qytetarët prezent, teksa shtoi se në këto zgjedhje do të hyjnë fuqishëm për ndryshimin siç tha ai të qeverisjes së vjetërsuar dhe tejzgjatur.

Bajçinca: Qytetarët të vetmen shpresë e shohin tek Lëvizja Vetëvendosje

“Qytetarët të vetmen shpresë e shohin tek Lëvizja Vetëvendosje, natyrshëm krijohet një aleancë e fuqishme në mes LVV-së dhe qytetarëve. Ne synojmë që Fushë Kosovën ta bëjmë një vend të mundësive të barabarta në shëndetësi, shkollim, punësim, zhvillim personal dhe një jetë të dinjitetshme. Ne synojmë që Fushë Kosovën ta zhvillojmë në mënyrë cilësore dhe të harmonizuar në secilën lagje dhe vendbanim që Fushë Kosova të jetë një vend ku të rinjtë motivohen të qëndrojnë në atdheun e tyre. Ne synojmë që të ofrojmë shërbime cilësore sa më afër qytetarëve, natyrisht për këtë na mbështet qeverisja qendrore”, vlerësoi Bajçinca.

Bajçinca premtoi ujë 24 orë, shëndetësi të modernizuar, kulturë dhe sport të zhvilluar dhe shërbime komunale të avancuara.

E për krejt këto projekte Bajçinca mori mbështetjen e kryeministrit Kurti, i cili ftoi qytetarët e Fushë Kosovës, që të përkrahin kandidatin e LVV-së.

Madje nga këtu, Kurti bëri thirrje për ndryshim të qeverisjes lokale edhe në nivel vendi.

Kurti: Ndryshimin e realizuar më 14 shkurt në shtet ta përkthejmë në ndryshim në komunë

"Jemi këtu 20 ditë larg zgjedhjeve të 17 tetorit, ku u bëjmë thirrje të gjitha komunave të Kosovës, të gjithë qytetarëve të Republikës që ndryshimin e realizuar më 14 shkurt në shtet ta përkthejmë me votën e qytetarëve edhe në ndryshim në komunë. Në Fushë Kosovës ka nevojë më shumë se pothuajse në secilën komunë tjetër që t’i bëjmë ndryshimet, meqenëse gjendja në ekonomi, kulturë, në trafik, në urbanizëm, në arsim në shëndetësi, nuk është e mirë dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës ta bëjmë ndryshimin”, tha ai.

E për t’i realizuar krejt këto projekte, Kurti tha se është vetëm një adresë e duhur.

Emri i Enver Bajcincës sipas tij është shpresë për Fushë Kosovën dhe banorët e saj.

Kurti: 17 tetorin e keni shans për ndryshim

“17 tetorin e keni shans për këtë e në anën tjetër e keni një zgjidhje të duhur është prof. Enver Bajçinca. Pra edhe do të duhen ta bëni ndryshimin më këdo se s’ka kuptim ta kërkojë votën pas katër mandateve, por edhe keni me kë ta bëni ndryshimin e të përcaktoheni për zgjidhje më të mirë për juve dhe fëmijët e juaj. Sepse profesor Enver Bajçinca është një qytetar i ndërgjegjshëm, një njeri i mirë, një profesor që e don edhe kolegët edhe studentët. I ditur e i pakorruptuar. Prandaj bashkë me kandidatët për asamblenë komunale me numri 144 janë zgjedhja e duhur për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës, pa dallim moshës, gjinisë apo prejardhjes", ka shtuar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat