Shkaktoi vdekjen e 5 anëtarëve dhe po mbahet në arrest shtëpiak, nesër protestohet në Shtime

Kosova

Shkaktoi vdekjen e 5 anëtarëve dhe po mbahet në arrest shtëpiak, nesër protestohet në Shtime

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Më 6 qershor të këtij viti, një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, u mori jetën pesë familjarëve Ramadani, në mesin e tyre edhe një fëmijë.

Mirëpo, i dyshuari E.M., para dy ditësh i është ndryshuar masa e paraburgimit, ku me kërkesë të Prokurorisë i njëjti është liruar në arrest shtëpiak për një muaj.

Për këtë familjari, Arben Ramadani, ka njoftuar se nesër do të mbahet një protestë paqësore duke kërkuar drejtësi.

”Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatês dhe kerkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Protestë paqësore

Me moton: Duam drejtësi

Ftojmë të gjithë qytetarët për pjesmarrje në protestën tonë paqësore , kundër vendimit të gjykatês dhe kerkesës së prokurorit për lirimin në arrest shtëpiak të personit që morri jetën e 5 anëtarëve të familjes tonë

Plaget janë të hapura dhe dhimbja ende është e papërballueshme për ne, ngutia e prokurorit dhe gjykatës për lehtësim të procedurave , krijon dyshime të bazuara për anim në rast dhe jo drejtësi

Ne duam drejtësi.

Protesta do të mbahet ditën e Premte më 01.10.21, në oren 11:00

Lokacioni: Sheshi dëshmorëve në Shtime ( sheshi te rruga bllacalive)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat