Ilazi i PDK-së: Ne e meritojmë edhe një mandat pasi nuk kemi afera dhe akuza

Kosova

Ilazi i PDK-së: Ne e meritojmë edhe një mandat pasi nuk kemi afera dhe akuza

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 00:31
Besim Ilazi

Besim Ilazi, kryetari aktual i Kaçanikut nga radhët e PDK-së që e synon mandatin e katërt, ka thënë që qytetarët e kësaj komune më së miri e kanë kuptuar qeverisjen e PDK-së.

Ilazi në Edicionin Zgjedhor, ka thënë që beson që edhe kësaj radhe do të marrin besimin e qytetarëve të Kaçanikut.

Tutje Ilazi që e meritojnë edhe një mandat pasi nuk kanë afera dhe akuza.

“Kemi qenë të përgjegjshëm, llogaridhënës dhe transparentë para qytetarëve. Ajo që mendoj që kemi arsye për të kërkuar votën e qytetarëve është që kemi qenë të përgjegjshëm para ligjit dhe drejtësisë. Mund të them që nga qeverisja ime në vitin e 10-të fatmirësisht nuk kemi pasë asnjë aferë dhe asnjë akuzë nga ekzekutivi, por edhe nga zyrtarët komunalë”.

“Kjo na bën të jemi më tepër komodë dhe arsye për të kërkuar votën e qytetarëve. Kemi qenë llogaridhënës në kërkesat e qytetarëve meqë vetë kemi qenë në pushtet për 22 vite dhe e kemi platformën qeverisëse për 4 vitet e ardhshme në veçanti kur ne kemi aprovuar buxhetin për vitin e ardhshëm. Projektet tona janë të orientuara duke filluar nga shëndetësia për të vazhduar tek arsimi, kultura, rinia, sporti por edhe te ambienti i pastër, infrastruktura dhe deri te thelbësorja përfundimi i infrastruktuës në projekte që janë në veçanti”.

“Nuk pajtohem me mendimet e kundërkandidatëve për arsye se PDK-ja e vërtetë qeveriset që 22 vite, por kanë ndryshuar akterët e qeverisë. PDK-ja vazhdimisht ka qenë parti reformuese dhe për këtë arsye qytetarët e Kaçanikut e kanë mbështetur deri në këto momente. Edhe tani kur jemi në garë mendoj që qytetarët më së miri e kanë kuptuar qeverisjen e PDK-së dhe besoj që edhe kësaj radhe do të marrim besimin e tyre”, u shpreh Ilazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat