Luta: PDK është në pushtet në Kaçanik, falë mos-konsolidimit të opozitës

Kosova

Luta: PDK është në pushtet në Kaçanik, falë mos-konsolidimit të opozitës

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 00:39
Shukri Luta

Shukri Luta, i cili kandidon si i pavarur për kryetar të Kaçanikut ka thënë se ky qytet është në fazën kur seriozisht duhet ndërruar pushteti dhe është i nevojshëm rrotacioni politik.

“Mendoj se koha e ndryshimit në Kaçanik ka ardhur qysh në vitin 2007 por për shkak të mos konsolidimit të opozitës PDK-ja është në pushtet. Me një rrotacion të ri, përfitojnë qytetarët e Kaçanikut”, është shprehur Luta në “Edicioni Zgjedhor”.

Tutje, ai ka folur edhe për gjendjen ekonomike në Kaçanik, duke thënë se gjendja atje është shumë e keqe.

“Janë hapur disa markete gjigante e kanë pushkatuar ekonominë e vogël në Kaçanik. Një prej mundësive për zhvillimin ekonomik është turizmi dhe kjo krijon të hyra dhe punësim”, është shprehur Luta.

Ndërsa, sa i përket shëndetësisë, Luta tha se mungon menaxhimi, pasi që stafi që punon në QKMF atje është i jashtëzakonshëm,

“Mendoj se ajo se çka duhet të bëhet është një menaxher i mirë dhe pacientëve të mos iu mungojnë barnat esenciale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat