Haradinaj në përkrahje të Faton Jakupit: Kamenica të bëhet vend i jetueshëm

Kosova

Haradinaj në përkrahje të Faton Jakupit: Kamenica të bëhet vend i jetueshëm

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 15:38
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu është drejtuar qytetarëve të Kamenicës për zgjedhjet e 17 tetorit.

Haradinaj ka thënë se është nder i madh për të takimi me qytetarë të Kamenicës.

“Posaçërisht është nder për mua të kërkoj votën dhe besimin tuaj, për listën për Asamble të AAK-së” – tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka kërkuar besimin e qytetarëve për kandidatin e Aleancës për kryetar të komunës së Kamenicës, Faton Jakupi.

Tutje, Haradinaja theksoi se Jakupi është inxhinier me profesion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat