​Bajçinca: Do të angazhohemi për hartimin e projektligjit për Fushë Kosovën

Kosova

​Bajçinca: Do të angazhohemi për hartimin e projektligjit për Fushë Kosovën

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 19:02
Foto

Kandidati për Fushë Kosovën, Enver Bajçinca ka shpalosur programin e hartuar nga gjashtë shtylla për mandat katërvjeçar. Ai ka premtuar projektligjin për Fushë Kosovën, ashtu si Obiliqi, për shkak të ndotjes nga KEK-u. Kandidati i LVV-së për këtë komunë premtoi rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore, arsim më cilësor dhe ngritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe urbanizmit.

Ai në prezantimin e programit qeverisës në një tubim elektoral, tha se në këto zgjedhje po hyjnë për ta ndryshuat qeverisjen në këtë komunë.

Bajçinca: Programi ka për qëllim që të bëjë qytetin dhe fshatrat të frymojnë lirshëm

“Programi ka për qëllim që të bëjë qytetin dhe fshatrat të frymojnë lirshëm, që secili qytetar t’i jap mundësi dhe trajtim të barabartë. Shtyllat e programit tim përmblidhen në ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore për një kujdes më të mirë shëndetësor të të gjithë qytetarëve, në ngritjen cilësore të arsimit përmes sistemit gjithëpërfshirës të tij, në ngritjen e kapaciteteve të infrastrukturës dhe urbanizmit për t’i shërbyer sa më mirë nevojave qytetare, në rritjen dhe përkrahjen e aktiviteteve rinore, kulturore, artistike e sportive”, u shpreh ai.

Ai gjatë shpalosjes së programit të gjashtë shtyllave tha se synojnë edhe ndërtimin e një Qendre Mjekësore Familjare në lagjen e hekurudhës.

Bajçinca: Synojmë ndërtimin e QMF-së

“Për këtë synojmë të arrijmë përmes ndërtimit të një QMF në lagjen e hekurudhës dhe funksionalizimin e ambulanteve nëpër fshatra që janë objektet, ndërsa kryetari i tanishëm nuk i ka aktivizuar. Zgjerimin e kapaciteteve me personal dhe pajisje mjekësore që përfshin EKG, ultrazërin, monitor modern, sistem të oksigjenimit. Trajnimin mjekësor dhe atë në shërbimin urgjent dhe po ashtu duke përdorur hartat dhe GPS”, ka shtuar ai.

Bajçinca ka përmendur edhe projektin e riparimit të ujësjellësit në qytet e fshatra, ku tha se do të bëhet kyçja për disa fshatra. Ai shtoi se do të bëjnë ndërlidhjen e fshatrave me qytetin përmes shtigjeve të biçikletave me 25 kilometra. Po ashtu, premtoi edhe ndërtimin e pesë parqeve në disa fshatra të komunës.

Bajçinca: Do të angazhohemi për hartimin e projektligjit për Fushë Kosovënn

“Do të angazhohemi po ashtu që në kuadër të ambientit, me ministrinë kompetente ta hartojmë projektligjin dhe ta dërgojmë në Kuvend të Kosovës, projektligjin për Fushë Kosovës ashtu siç është Ligji për Obiliqin që të përfitojmë benefitetit siç i ka ngjashëm Obiliqi. Sepse një pjesë e madhe e komunës tonë, ajri dhe pjesa tjetër ndotet nga KEK-u”, shtoi ai.

Edeputeti Mefail Bajqinovci u shpreh i bindur se katër vjetët e ardhshme do të qeveris bashkë-partiaku i tij me Fushë Kosovën.

Bajqinovci: Janë 1001 arsyeje që të votohet Bajçinca

“Pse duhet të votohet profesor Bajçinca për kryetar, janë 1001 arsyeje. 64 vjeçari në pension, i cili është kryetar i tanishëm nuk duhet më me qenë kryetar. Pensionerët të cilët e kanë bërë Fushë Kosovës zi e terr, që kërcen prej terrasës në terrasë, që e kanë betonizuar, i kanë bërë të gjitha të zezat dhe e kanë monopolizuar, duhet më me qenë kryetar të Fushë Kosovës. Për 20 vjet i njëjti njeri, për 20 vjet e njëjta parti e menaxhon komunën. Dhe shikoni se e ka bërë, jo me automjet por duhet edhe anash me hy me një hyrje të banesës”, u shpreh Bajqinovci në këtë tubim elektoral.

Shtylla e gjashtë është zhvillimi ekonomik dhe agrobiznesi, ku Bajçinca tha se kanë paraparë ndërtimin e Parkut të Biznesit, ku do të përfshihet Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit dhe Qendra e Arsimit Profesional. E po ashtu, subvencionimin e bujqve me mbi 3 milionë euro. Ndërsa, shuma totale e të gjitha investimeve është 27 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat