600 gjoba për një ditë për mosrespektim të masave Anti-COVID

Kosova

600 gjoba për një ditë për mosrespektim të masave Anti-COVID

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë masat Anti-COVID.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 614 gjoba për mosrespektim të masave.

Ndërsa, mijëra gjoba ka shqiptuar policia ditëve të kaluara për mosrespektim të këtyre masave.

Policia gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 19 aksidente trafiku me të lënduar, 27 aksidente me dëme materiale dhe një aksident me fatalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat