Kandidati i VV-së: Do ta rinovojmë QKMF-në, duhet të ndalet hovi i punësimeve nepotiste

Kosova

Kandidati i VV-së: Do ta rinovojmë QKMF-në, duhet të ndalet hovi i punësimeve nepotiste

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 00:53
Agron Avdijaj

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Istogut, Agron Avdijaj, ka folur rreth prioriteteve që ka kjo parti në rast se vije në krye të kësaj komune.

Ai tha se lumit të qytetit në Istog do t’i rregullohet shtrati, pasi që sipas tij, kjo komunë është e vetmja që nuk e ka të rregulluar shtratin e lumit.

Më tej, ai tha se do ta ndërtojnë edhe një shesh apo bulevard, pasi që sipas tij, kjo komunë është e vetmja që nuk ka shesh apo bulevard.

Sa i përket çështjes së shëndetësisë, Avdijaj tha se do të ndërtohet QKMF-ja e re në Istog e do të bëhet sistemi i digjatilizimit.

“Është planifikuar të ndërtohet QKMF-ja e re sepse i vjetri nuk ofron kushte e kur e kemi parasysh që jemi në pandemi e vështirëson akoma më shumë punën. Në kuadër të saj do të bëhet digjitalizimi”, është shprehur Avdijaj në “Edicioni Zgjedhor”.

Tutje, Avdijaj thotë se në arsim duhet të ndalet hovi i punësimeve nepotiste.

“Pika e parë që duhet të bëhet te arsimi është të ndalet hovi i punësimeve nepotiste. Ajo çka do të bëjmë ne është që drejtorët do të zgjidhen në mënyrë krejt tjetër, deri më tani të gjithë janë krejt drejtorë politikë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat